Ballina Aktualitet Aksident automobilistik në Durrës/ Në pranga njëri nga shoferët, ishte i dehur

Aksident automobilistik në Durrës/ Në pranga njëri nga shoferët, ishte i dehur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit ku janë përplasur dy makina.

Policia arrestoi një nga shoferët pasi ishte në gjendje të dehur, i cili ishte dhe shkaktari i aksidentit.

Aksidenti ndodhi të dielën më 10 qershor në lagjen nr. 17. Shtetasi P.T., vjeç 61, banues në Durrës, ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, kur është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D.K., vjeç 29, banues në Lezhë.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa pas kryerjes së testit të alkoolit, 61-vjeçari u arrestua.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook