Ballina Aktualitet Aksident automobilistik në Tiranë, 30-vjeçarja në gjendje të rëndë në spitalin e...

Aksident automobilistik në Tiranë, 30-vjeçarja në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës

Një aksident automobilisitik ka ndodhur në kryeqytet, ku një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë ku mbeti e plagosur vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.

Sipas burimeve janë shoqëruar në polici dy personat që ishin në makinë, shoferi dhe pasagjeri.

Mësohet se shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e makinës.

E plagosura është dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës dhe ka plagë të shumta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook