Ballina Aktualitet Aksident mes dy makinash në Elbasan, plagosen 2 persona (Foto)

Aksident mes dy makinash në Elbasan, plagosen 2 persona (Foto)

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Polcia bën me dije se ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku dy automjete u përplasen mes tyre.

Automjeti me targë AA 864 NB është përplasur me mjetin me targa AA 153 ES drejtuar nga shtetasi A.Ç., 28 vjeç banues në fshatin Vidhas. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit me targa AA 864 NB dhe pasagjeri që ndodhej në këtë mjet.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital nga ku po marrin ndihmën mjekësore, Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që mendohet se shkak i kësaj ngjarje të ketë qënë edhe moti i keq.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook