Ballina Aktualitet Aksident në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Tre të plagosur, mes tyre një 5-vjeçar

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Tre të plagosur, mes tyre një 5-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan konkretisht në fshatin Mamël, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre dhe një 5-vjeçar.  

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh., është përplasur me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.   

Bëhet me dije se tre shtetasit e plagosur udhëtonin në automjetin me targa: El 8982 B, pasagjerët konkretisht me këto iniciale: J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri. 

Nga raportimet e deritanishme të policisë mësohet se tre të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.