Ballina Aktualitet Aksident në aksin Vlorë-Orikum, ndërron jetë 63-vjeçari

Aksident në aksin Vlorë-Orikum, ndërron jetë 63-vjeçari

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Luarit”.

Nga të dhënat mësohet se janë përplasur një automjet i tipit “Fiat” me një motomjet tip “Honda”. Drejtuesi i motorrit Arsen Çela, 63 vjeç dhe drejtuesi i mjetit V.B, 43 vjeç.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.