Ballina Aktualitet Aksident në Berat/ Del nga rruga mikrobusi me nxënës, raportohen 10 të...

Aksident në Berat/ Del nga rruga mikrobusi me nxënës, raportohen 10 të lënduar, njëri prej tyre…

Një aksident ka ndodhur në Berat, ku një mikrobus ka dalë nga rruga në fshatin Verzhezhë.

Nga aksidenti i ndodhur, janë raportuar disa të plagosur të cilët janë dërguar në spitalin e Beratit.

Në mikrobus ndodheshin 15 nxënës dhe njëri prej tyre po transportohet në drejtim të Tiranës me helikopter.

Mikrobusi me traga AA 445 KE, ka qenë duke transportuar disa nxënës shkolle në këtë zonë për në shkolen e Çorovodës, nxënësit ishin të moshës 14-18 vjeçare.

Sipas dyshimeve paraprake, mjeti ka rrëshqitur në rrugë dhe ka rënë duke sjellë edhe aksidentin fatal.

Shoferi ka humbur kontrollin, duke transportuar femijët e fashtit të Skraparit.

Në spital kanë mbërritur dy të plagosur, ndërkohë që dy të tjerë janë rrugës. 

Mësohet se janë 10 të plagosurit nga ky aksident.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook