Ballina Aktualitet Aksident në Elbasan, makina merr zvarrë motorin, plagoset rëndë drejtuesi

Aksident në Elbasan, makina merr zvarrë motorin, plagoset rëndë drejtuesi

Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin.

Sipas të dhënave të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Papër, ku një automjet ka përplasur një motorçikletë.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar fraktura në këmbë dhe është transportuar drejt spitalit të Elbasanit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook