Ballina Aktualitet Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me trotuarin, shoferi transportohet drejt spitalit

Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me trotuarin, shoferi transportohet drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur në qendër të Elbasanit mbrëmjen e së dielës, duke lënë plagosur drejtuesin e mjetit. 

Sipas policisë, makina me targa AA 420 GG është përplasur me trotuarin e një dyqani, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili sipas dëshmitarëve kishte marrë plagë në fytyrë.

Policia bën me dije se makina vinte nga drejtimi i kundër i rrugës, ndërsa nuk ka  frenuar dot, çka ka bërë që të humbasë kontrollin dhe më pas  të përplaset.

I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook