Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në aksin Levan-Fier, përplasen dy makina

Aksident i rëndë në aksin Levan-Fier, përplasen dy makina

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë dy automjete me targa GJ5956A dhe TR 8256S.

Mësohet se shkak i përplasjes është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Nuk dihet ende nëse ka apo jo persona të plagosur, por në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një ambulancë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook