Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Berat, makina përplas 15-vjeçaren

Aksident i rëndë në Berat, makina përplas 15-vjeçaren

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku vajzë 15 vjeçe është përplasur nga një makinë mbrëmjen e sotme në Berat.

Adoleshentja me iniciale A.V. është transportuar në spitalin Rajonal dhe sipas bluzave të bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:10, në lagjen 30 Vjetori, pranë Pastrimit Kimik, shtetasi O.G. 29 vjeç, banues në Otllak, duke drejtuar mjetin tip ‘Renault’ ka aksidentuar shtetasen A.V. 15 vjeçe, banuese në Berat.
Shtetasja A.V ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,
 njoftoi Policia.

“Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat drejtuesi i mjetit, O.G. dhe po kryhen veprimet proçeduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, shtruan të njëjtat burime.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook