Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Bulqizë/ Motori përplaset me një makinë, i plagosuri...

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Motori përplaset me një makinë, i plagosuri transportohet me helikopter drejt Tiranës

Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Bulqizë para pak minutash kur një motor është përplasur me një automjet.

Ngjarja ka ndodhur para komisariatit të policisë, ku i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i motorit.

Burime nga vendngjarja raportojnë se drejtuesi i motorit është transportuar në spital por si pasojë e plagëve të marra pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanat e ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook