Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Elbasan, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra rrokulliset…

Aksident i rëndë në Elbasan, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra rrokulliset…

Një aksident i rëndë ka ndodur në mëngjesin e ditës së sotme në aksin Elbasan-Metalurgji ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas të dhënave praprake, bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e goditjes së fortë, njëra prej makinave ka dalë nga rruga duke bëra disa rrokullisje.

Mësohet se nga aksidenti ka pasur disa të plagosur, por fatmirësisht deri tani nuk mësohet se ndonjë prej tyre të jetë në rrezik për jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook