Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Greqi, i riu shqiptar përplaset për vdekje (Emri)

Aksident i rëndë në Greqi, i riu shqiptar përplaset për vdekje (Emri)

Një aksident i rëndë është shënuar në Greqi, në të cilin ka humbur jetën një 21-vjeçar shqiptar.

Sipas policisë greke, bëhet fjalë për shtetasin Blerim Qarri nga Hasi, i cili është përplasur nga një makinë në Santorini.

21-vjeçari ishte i fejuar, dhe jetonte në Has së bashku me 3 motrat e tij, dhe nënën e sëmurë, pasi babai i kishte vdekur 5 vite më parë.

Policia greke, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku humbi jetën shqiptari.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook