Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Pogradec/ Dy mjetet përplasen kokë më kokë, plagosen...

Aksident i rëndë në Pogradec/ Dy mjetet përplasen kokë më kokë, plagosen tre vajza të reja

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre vajzave të reja ka ndodhur në Pogradec pasditen e kësaj të diele.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Petrushë ndërkohë raportohet se dy automjete janë përplasur mes tyre kokë më kokë.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, në aksident janë plagosur shtetaset me inicialet A.B., 26 vjeçe, S. A., 27 vjeçe dhe M. T., 28 vjeçe, udhëtare në mjetet e aksidentuara. Ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

Raportohet se mjetet drejtoheshin nga dy persona të identifikuar si XH. M., 24 vjeç dhe N.B., 22 vjeç.

Paraprakisht policia thotë se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga shtetasi Xh.M. i cili sipas raportimeve është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.05.2018, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Petrushë-Pogradec, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur dy automjete. Konkretisht mjeti tip “Benz” me targa AA626TB me drejtues shtetasin Xh.M, rreth 24 vjeç, banues në Petrushë, me mjetin tip “Benz” me targa AA258AU me drejtuese shtetasen N.B, rreth 22 vjeçe, banuese në Maliq.

LEXO EDHE:  E moshuara përplaset për vdekje nga karroca me kalë

Për pasojë janë dëmtuar shtetaset A.B, 26 vjeçe; S.A, 27 vjeçe, si edhe shtetasja M.T, rreth 28 vjeçe, të cilat po udhëtonin si pasagjere, në mjetin me targa AA258AU. Tre shtetaset e dëmtuara janë transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë mjekim, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shtetasi Xh.M, ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook