Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Shkodër/ Humb jetën një person, një tjetër i...

Aksident i rëndë në Shkodër/ Humb jetën një person, një tjetër i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në Shkodër, ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se një makinë ka përplasur një çift bashkëshortësh dhe si pasojë burri ka humbur jetën, ndërsa gruaja është plagosur.

Çifti ishte duke ecur në këmbë në momentin kur janë përplasur nga makina. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook