Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Tiranë, makina “fluturon” kalimtarin në ajër

Aksident i rëndë në Tiranë, makina “fluturon” kalimtarin në ajër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vaqarr pranë kthesës së Arbanës, ku një makinë ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.

Policia njofton se mjeti ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe goditja ka qenë mjaft e fortë, çka ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të këmbësorit. Pasi përplasi këmbësorin mjeti ka përfunduar në kanal.

Bëhet me dije se ishte 24-vjeçari Gert Dorzi, i cilia ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar për vdekje 52-vjeçarin A.M.

Drejtuesi i mjetit është çuar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:

Me datë 07.01.2018, rreth orës 20:55, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek vendi i quajtur “Kthesa e Arbanës”, ka një aksident.

Menjëherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca,  ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në vendin e quajtur  “Kthesa e Arbanës”, mjeti me targë TR 3971 J, me drejtues shtetasin Gert Dorzi, 24 vjeç, dhe pasagjer shtetasin A.H., ka humbur kontrollin e mjetit, duke aksidentuar një këmbësor A.M., 52 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë këmbësori A.M.

Ndërkohë të dëmtuar janë dhe shtetasit G.D., dhe A.H., të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook