Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas 9-vjeçarin

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas 9-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:00 në Tiranë, ku një fëmijë 9-vjeçar është përplasur nga një makinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shkozë, teksa mjeti me targë AA 644 SI, me drejtues shtetasin Gentjan Hyka, ka aksidentuar fëmijën e mitur.

Vogëlushi është dërguar në spital me një makinë të rastit, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.