Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Vlorë, mjeti del nga rruga, shoferi pëson infrakt

Aksident i rëndë në Vlorë, mjeti del nga rruga, shoferi pëson infrakt

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 948 DL ka dalë nga rruga pranë fshatit Drashovicë ku ka humbur jetën drejtuesi i tij.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit, Abedin Boraku, 54 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një infrakti në zemër.

Mësohet se 54-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit të tij në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook