Ballina Aktualitet Aksident tek mbikalimi i Rinasit/ Makina e policisë përplaset me Range Rover-in...

Aksident tek mbikalimi i Rinasit/ Makina e policisë përplaset me Range Rover-in (Video)

Një automjet i policisë është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm tek mbikalimi i Rinasit në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas dëshmitarëve, mjeti i policisë është përplasur me një fuoristradë Range Rover.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët automjeti i policisë nuk ka respektuar distancën e sigurisë dhe për pasojë u përplas me fuoristradën tip “Range Rover”.

Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, më së shumti vetëm te makina e policisë.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook