Ballina Aktualitet Aksident tek mbikalimi i Shkozetit, humb jetën kalimtari, policia jep detajet

Aksident tek mbikalimi i Shkozetit, humb jetën kalimtari, policia jep detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës tek mbikalimi i Shkozetit në lagjen 14 ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12 e 30 pas mesnate ku policia njofton se ka gjetur në rrugë një viktimë.

Bëhet me dije se viktima nuk ka pasur dokumenta me vete dhe mbetet i paindentifikuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkakun dhe po punon për shoqërimin e autorit.

Informacioni paraprak

Rreth ores 12 e 30 pas mesnate policia ka gjetur ne rruge nje viktime. Dyshohet qe pasi eshte aksidentuar nga nje automjet, shoferi eshte larguar nga vendngjarja.
Viktimes nuk i jane gjetur dokumente ne xhep dhe mbetet i paidentifikuar. Trupi eshte derguar ne morg.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook