Ballina Aktualitet Aksident tragjik në Fier, “Benz”-i përfundon në kanal. Një i vdekur dhe...

Aksident tragjik në Fier, “Benz”-i përfundon në kanal. Një i vdekur dhe 2 të plagosur (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në rrugën Fier-Roskovec, ku ka humbur jetën një person, dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë. 

Më konkretisht rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të marte, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”, Elton Çobaj, 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, Agron Shehaj, 52 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu kanë marrë dëmtime dhe ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, Marsel Shamataj, 25 vjeç, banues në Patos.

Nga testi i alkoolit, Elton Çobaj rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook