Ballina Aktualitet Aksident tragjik në Kukës/ Humb jetën 25-vjeçari, i vëllai në gjendje të...

Aksident tragjik në Kukës/ Humb jetën 25-vjeçari, i vëllai në gjendje të rëndë (Emrat)

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, ku një motorr ka dalë nga rruga dhe për pasojë, ka humbur jetën një person dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusën. Shkaku i aksidentit besohet të ketë qenë humbja e kontrollit të motorit nga ana shoferit.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me motor, ndërkohë që pas përplasjes ka humbur jetën Ndriçim Cara 25 vjeç ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij Demir Cara 36 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur verifikimin e plotë të rrethanave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook