Ballina Aktualitet Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe...

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë ku kanë humbur jetën disa persona.

Bëjmë me dije se kanë humbur jetën 3 persona, babai dhe dy vajzat e tij, ku një prej fëmijëve ishte vetëm 8 muajshe.

Drejtuesi i mjetit fuoristradë dhe vajza e tij 8 muajshe humbën jetën në vend ndërsa vajza 5-vjeçe ka humbur jetën në spitalin e Shkodrës.

Në aksident janë përfshirë një mjet ‘Alfa Romeo’ dhe një ‘Fuoristradë’.

Kryefamiljari Edmond Gjergji, që humbi jetën, po udhëtonte në makinë tip fuoristradë me familjen nga Velipoja për në Shkodër në momentin që është përplasur me një tjetër makinë tip ‘Alfa Romeo’.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook