Ballina Aktualitet Aksidenti i mikrobusit në Skrapar, nxënësit rrëfejnë ngjarjen: Makina u rrokullis 4...

Aksidenti i mikrobusit në Skrapar, nxënësit rrëfejnë ngjarjen: Makina u rrokullis 4 herë…

Nxënësit që ndodheshin në mikrobusin që u përmbyt ditën e djeshme në Skrapar kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar.

Erika Kuqali, 16 vjeçe, ka pësuar një frakture në shpatull, ndërsa Anxhela Kapllani ka pësuar një frakturë në këmbë.

“Makina u rrokullis katër herë pasi doli nga rruga dhe përfundoi në Përrua. Kemi përjetuar momente të vështira, frike. Në autobus ishim 26 vetë të një shkolle”, thanë ato për mediat. 

LEXO EDHE:  FOTO/ Aksidentohen tre makina tek "Unaza e Re", shkaku mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe

Policia e Beratit ka deklaruar se është arrestuar drejtuesi i mjetit pasi nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook