Ballina Aktualitet Aksidenti tragjik/ Shefi i njësisë Operacionale të Gardës përplaset për vdekje nga...

Aksidenti tragjik/ Shefi i njësisë Operacionale të Gardës përplaset për vdekje nga një makinë tek Kryeministria

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e ndjeshme në Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje shefin e Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika.

Ai është përplasur nga një makinë mbrëmjen e djeshme pranë Kryeministrisë.

Forcat e policisë kanë arrestuar shoferin e makinës që përplasi shefin e gardës, 31-vjeçarin Albert Memia.

Policia ka arritur ta mbajë të fshehtë ngjarjen prej mbrëmjes së djeshme deri paraditen e sotme.

NJOFTIMI I POLICISË
Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas. Arrestohet në flagrancë nga policia.

Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :
– Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen Passat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.