Ballina Aktualitet Aksidentohen dy makina, plagoset nëna dhe vajza e mitur

Aksidentohen dy makina, plagoset nëna dhe vajza e mitur

Dy makina janë përplasur sot në Tepelenë, ku si pasojë të plagosur kanë mbetur dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Toç, ku të plagosur kanë mbetur një grua dhe vajza e mitur.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se  mjeti tip “Skoda” me drejtues J.B, 38 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tjetër tip “Seat”, që po drejtohej nga D.D, 43 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit “Skoda”, konkretisht shtetasja me inicialet I.B, 32 vjeç dhe vajza e mitur 5 vjeç.

Aktualisht ato janë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook