Ballina Aktualitet Aksidentohen rëndë 2 futbollistët shqiptarë, makina e tyre bëhet copash

Aksidentohen rëndë 2 futbollistët shqiptarë, makina e tyre bëhet copash

Dy prej futbollistëve të kësaj Partizanit janë përfshirë në një aksident rrugor, e për pasojë kanë mbetur të lënduar.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për portierin Alban Hoxha dhe mesfushorin Lorenc Trashi, të cilët janë aksidentuar mbrëmjen e së martës në afërsi të Kërrabës.

Në aksident u përfshinë dy makina, një “Audi A6” dhe një “BMW5”, ku në mjetin e fundit udhëtonin dy futbollistët. Burime për ‘BW’ bëjnë me dije se fatmirësisht Hoxha dhe Trashi, nuk kanë pësuar lëndime të mëdha, ndërkohë mjeti i tyre u dëmtua shumë.

Po ashtu thuhet se pasi kanë marrë mjekim në spital, futbollistët janë larguar për në banesat e tyre.

Shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar e Audit, ku drejtuesi i saj ka shkelur rregullat e qarkullimit, e si pasojë ai është gjobitur dhe do të dalë në komision.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook