Ballina Aktualitet Aksidentohet makina në Lezhë, 3 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Aksidentohet makina në Lezhë, 3 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë, është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës, ku një automjet është aksidentuar, duke lënë të plagosur 3 persona.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Benz”, ka dalë nga aksi rrugor Laç-Lezhë.

Policia bën me dije, se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur tre persona, ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  Frrokaj mbërrin në gjykatë, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie (Video)

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të situatës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook