Ballina Aktualitet Aksion i fuqishëm i AKU/ Bllokohen 27 ton miell gruri, ja arsyeja

Aksion i fuqishëm i AKU/ Bllokohen 27 ton miell gruri, ja arsyeja

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.

Bllokimi është bërë në Pikën Doganore Kakavijë.

“Trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër  konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin ‘miell gruri’ kishte pa rregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën. Saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun tonë. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi”, informoi AKU.

AKU bën të ditur gjithashtu, se do të ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Kjo është ngarkesa e tretë e miellit me origjinë greke që bllokohet brenda disa ditësh.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook