Ballina Aktualitet Aksion i madh policor në Fushë-Krujë, arrestohet një person

Aksion i madh policor në Fushë-Krujë, arrestohet një person

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në qytetin e Fushë-Krujës, pasditen e sotme.

Sipas informacioneve të disa burimeve në aksion janë përfshirë forca nga Policia e Durrësit, FNSH, RENEA dhe Reparti Operacional Special.

Dyshohet se aksioni policor po bëhet për kapjen e personave që kanë lidhje me vrasjen e shtetasit Memli Begalla.

Mësohet se një person është shoqëruar, por ende nuk janë dhënë detaje të tjera.

Operacioni ka objektiv goditjen e një grupi kriminal, megjithatë nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Policia. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook