Ballina Aktualitet Aktorja shqiptare në zi pas humbjes së djalit, Açka: Tinkën, ç’e paska...

Aktorja shqiptare në zi pas humbjes së djalit, Açka: Tinkën, ç’e paska gjetë!

Aktorja e madhe shqiptare, Tinka Kurit, duket se po përballet me një ngjarje të rëndë, pasi ka humbur djalin e saj Zef Kurtin.

Pak ditë më parë aktorja u përball me probleme shëndetësore, por mesa duket asaj do t’i duhet të përballet edhe me vdekjen e papritur të djalit të saj.

Përmes një statusi në rrejetet sociale, shkrimtarja Flutura Açka ka bërë me dije lajmin e hidhur për aktoren. 

Ja çfarë shkruan ajo në Facebook:

“Tinkën, ç’e paska gjetë!
Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë,” thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin. Sa tepër duken fjalët. I paqes, Zef Kurti!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook