Ballina Aktualitet AKU, 2 inspektorë nga Korça u arrestuan për shpërdorim të detyrës

AKU, 2 inspektorë nga Korça u arrestuan për shpërdorim të detyrës

Arrestohen 2 inspektorë të AKU (Autoriteti i Kontrollit Ushqimor) për shpërdorim detyre.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (9 tetor) në Qafë-Thanë, Korçë.

Akuza vjen pasi është zbuluar se ata kanë favorizuar një shtetas të kalonte nga Maqedonia drejt Shqipërisë një sasi të konsiderueshme rrushi industrial, duke i përpiluar një raport fitosanitar për tjetërsimin e cilësisë të këtij produkti, nga mall me akcizë në mall pa akcizë, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore.

Dy inspektorët e AKU-së, shtetasit Feridon Ibi dhe Dashamir Çaushi, duke qenë të planizuar me shërbim pranë degës doganore Qafë-Thanë, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën, pasi kanë përpiluar një raport fito-sanitar duke tjetërsuar cilësinë e këtij produkti (ku sasia më e madhe e tij shërbente për prodhim industrial)” – informoi sot policia e Korçës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 172, 186, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook