Ballina Aktualitet Akuzat e Erion Braçes ndaj FSHF-së, reagon trajneri kuq e zi: Një...

Akuzat e Erion Braçes ndaj FSHF-së, reagon trajneri kuq e zi: Një burrë i vogël, qaraman…

Pas akuzave të deputetit socialist Erion Braçe, ndaj FSHF-së për prishje të garës, ka ardhur dhe reagimi i trajnerit të Kombëtares U-19 të femrave, Nevil Dede.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, trajneri i është përgjigjur akuzave të Braçes, duke i shprehur se akuzat e këtij të fundit, janë kot dhe të pabazuara.

Postimi i plotë i Nevil Dedes:

“Nje burre i vogel Qaraman me emrin Braçe!

Ne fakt disa komente nuk bejne fare pershtypje por shprehin karakterin negativ dhe personalitetin e shemtuar te disa individeve.

Duke qene se jemi nje shoqeri ku njerezit e ndershem rrine ne hije dhe ne skene ngjiten ato me me pak skrupuj,arrogante e pa merita japin mend per gjithçka,qe nga karrotat e Divjakes deri ne rregulloret e Futbollit.

Ti qan e bertet pse fitoi A.DUKA

Ti qan e bertet pse zbatohen rregulloret miratuara nga FIFA dhe UEFA.

Ti qan, çirresh e bertet fort por kjo nuk do te thote se ke te drejte

Viktimizimi eshte shkalla e dyte mbas deshtimit.

Po ti çke ?

Pse qan ??

Pse çirresh ??

Pse bertet ??

Nuk di cfare ke bere per kete Vend, per kete Popull dhe per kete Sport….Perveç se ke marre rrogen si deputet.

Ah se harrova u shpjegove shqiptareve si “sarina lahet me uje e sapun” .

Tani pak me serioze….Po ngaterron boten tone te sportit me ate tenden te politikes dhe servilizmit personal, ku shan dhe shpif por sporti eshte shume larg botes tende, ekipet nuk jane parti i dashur dhe FSHF nuk eshte parlament.

Une jam nje perfaqesues i futbollit dhe dua te them ate qe mendoj e shoh ne fushen e lojes,jo ate qe te pelqen ty te degjosh

Kjo eshte fusha jone e Futbollit dhe eshte aq e madhe sa ti nuk arrin ta besh pis me balten tende qe te ka zene syte e te ka bllokuar trurin.

Fajin nuk ta kemi Ne….Fajin e ka Ai qe te krijoi kaq te Vogel…ne shpirt

Me dashuri Nevil DEDE”, shkruan trajneri i Kombëtares U-19 të femrave.

LEXO EDHE:  Arrestohet 18-vjeçari në Fushë-Krujë, çfarë i zbuloi policia gjatë kontrollit (FOTO)

Image

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook