Ballina Aktualitet Akuzat e rënda të deputetit të PD, ky është ideatori dhe ekzekutori

Akuzat e rënda të deputetit të PD, ky është ideatori dhe ekzekutori

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj lëshon një vorbull akuzash në deklaratën e tin nga selia e PD.

Deputeti i kujton kryeministrit Edi Rama rastin e 2.5 tonëve kanabis që përfshinë në portin e Durrësit dhe 3 policë.

Alibeaj shprehet se kryeministri nuk po e lufton drejtësinë por përkundrazi, po e shmang atë duke bërë çdo gjë të mundur për të marrë nën kontroll organet e drejtësisë. 

“Nuk ka si të ndodh dhe as të shpresohet se mund të ndodh, pasi Rama është ideator, arkitekti dhe ekzekutori i këtij krimi makabër për të kriminalizuar policinë”, thotë deputeti i PD.

Fjalët e Enkeled Alibeaj:

“2.5 ton kanabis të dala nga porti i Durrësit ishin të përfshirë 3 policë, dy të Durrësit dhe një i Fierit. PD e ka denoncuar prej 4 vitesh kriminalizimin e policisë. Kjo qeveri nuk jep asnjë garanci se krimi të mund të luftohet. Nuk ka si të ndodh dhe as të shpresohet se mund të ndodh, pasi Rama është ideator, arkitekti dhe ekzekutori i këtij krimi makabër për të kriminalizuar policinë. Nuk mund të japë asnjë garanci, kur vet vëllai i Xhafajt është i hetuar, i proceduar, i dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimet në Itali për trafik lëndësh narkotike heroine dhe kokaine. Siç shpresohet për luftë ndaj krimit, kur ish-ministrit Tahiri, i zhytur në këtë vorbull u mor në mbrojte nga Rama. E nuk ka se si të ketë shpresë që shteti të luftojë krimin kur 3 zyrtarë iu krijuan kushtet dhe lehtësisë për t’ju shmangur drejtësisë. Rama po bën çdo përpjekje për të marrë nën kontroll të gjithë organet e drejtësisë, përfshi edhe kryeprokurorin. Ai po bën vet kriminelin, policin, prokurorin. Sot më shumë se kurrë është nevojë imediate krijimi i një qeverie antimafia. Duke nisur së pari nga largimi një orë e më parë të Edi Ramës”.

LEXO EDHE:  Nis një epokë e re për Bashkimin Europian, formohet "PESCO". Cili do të jetë qëllimi i tij?

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook