Ballina Aktualitet Akuzat ndaj vëllait të Xhafajt/ Lu i përgjigjet Ramës: Duhet të flasësh...

Akuzat ndaj vëllait të Xhafajt/ Lu i përgjigjet Ramës: Duhet të flasësh në emrin tënd, SHBA po i shqyrton akuzat

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”, u shpreh Lu.

Reagimi vjen pas publikimit të disa dokumentave nda opozita që sipas saj provojnë se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë i dënuar me 7 vitë burg në Itali për drogë.

Opozita denoncon gjithashtu se Agron Xhafaj nuk arrestohet dhe as ekstradohet nën mbrojtjen e vëlalit të tij që si kryetar i komisionit të Reformës në Drejtësi ka arritur deri atje sa ka falsifikuar edhe nenin “Për ekstradimet” të Kodit Penal.

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës parlamentare që u zhvillua ditën e djeshme deklaroi se ndërkombëtarët dhe shqiptarët kishin dijeni për akuzat që rëndojnë mbi vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe se opozita i nxirrte në pah sa herë donte të sulmonte socialistët.

Sipas kryeministrit, nëse Xhafaj do kishte përgjegjësi për këtë çështje do kishte folur SHBA dhe BE.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook