Ballina Aktualitet Akuzat për vëllain, Xhafaj: Nuk kam menduar të jap dorëheqjen

Akuzat për vëllain, Xhafaj: Nuk kam menduar të jap dorëheqjen

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dhënë një deklaratë për mediat ku i’u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur nëse ai ka menduar të japë dorëheqjen për shkak të vëllait të tij që sipas PD rezulton i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg në Itali për trafik droge, Xhafaj tha se kryeministri Rama nuk i ka kërkuar asnjëherë të japë dorëheqjen dhe ai nuk e ka menduar.

Pyetjet:

Si e keni vërtetuar që ai audio-përgjim është i rremë?
Kam bërë vlerësim të asaj audio me agjenci ndërkombëtare, me përgjigjen e të cilën jam njohur dje, dhe sot jam këtu për ta thënë këtë..

Keni menduar dorëheqjen? Unë mendoj se ju realisht nuk keni përgjegjësi morale për vëllain. Por a kanë përgjegjësi edhe ata policë që u kërkohet në formular nëse kanë të afërm të dënuar?

Në asnjë rast… Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak, do te jepja në raste të tjera që nuk kam qenë në shërbim të qytetarëve. Nuk ma ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen as kryeministri.

Pse u dorëzua sot dhe jo më parë?

Besoj se shpjegimet ai i ka dhënë vetë sot në letrën e bërë publike

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook