Ballina Aktualitet Alarmohet burri nga Tirana, 55-vjeçari denoncon në polici zhdukjen e vajzës dhe...

Alarmohet burri nga Tirana, 55-vjeçari denoncon në polici zhdukjen e vajzës dhe gruas

Një 55-vjeçar nga Tirana ka denoncuar ditën e sotme zhdukjen e dy familjarëve të tij.

Burri me inicialet S.Sh., është shprehur tepër i alarmuar për largimin nga banesa të vajzës dhe bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

55-vjeçari S.SH., me banim në Shish Tufinë, ka bërë kallëzim se i janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer bashkëshortja dhe vajza, Dh.Sh., dhe A.Sh., vjeç 53 dhe 18.

Burri nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me largimin e gruas dhe vajzës së tij, ndërsa policia po punon për rastin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook