Ballina Aktualitet Albana Vokshi kritikon qeverinë: Negocioni me mjekët e larguar, paratë e konçensioneve...

Albana Vokshi kritikon qeverinë: Negocioni me mjekët e larguar, paratë e konçensioneve mos i’a jepni klientelistëve por…

SHPËRNDAJE

Mesa duket largimi i papritur i tetë mjekëve në QSUT nuk ka kaluar në heshje duke rënë në sy dhe të deputetes së PD, Albana Vokshi.

Ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë e cilëson të pazakontë dorëheqjen e mjekëve.

Deputetja u shpreh se këto njerëz janë heroj për kushtet ku punojnë, dhe se qeveria të negociojë për rritjen e pagave për mjekët.

Vokshi tha se 400 mjekë janë larguar nga vendi pasi 99% e tyre shprehen se rroga është shumë e ulët .

“Dorëheqja e mjekëve do të thotë se aty nuk mban më, është e papranueshme nga vetë këta njerëz, të cilët do t’i quaja edhe heroj për kushtet ku punojnë, i falenderoj që s’kanë vendosur të lënë Shqipërinë, sepse janë 400 mjekë, infermierë që kanë lënë Shqipërinë vitet e fundit, pra një mjek në dy ditë lë Shqipërinë. Personeli më i specializuar në Shqipëri sa i takon Shëndetësisë, është i detyruar të lërë Shqipërinë dhe në pyetjet që u janë drejtuar, 99% kanë thënë se rroga është shumë e ulët dhe për të njëjtin shërbim, punë, e marrin rrogën shumë herë më të lartë, kanë të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Në 2018 qeveria të reduktojë paratë për koncesione dhe t’i çojë për mjekët, t’u rriten pagat dhe të përmirësohen shërbimet. Qeveria të ulet me mjekët dhe të gjejë një zgjidhje sa më parë me mjekët. Nuk kemi luksin të lejojmë jo 8, por asnjë mjek që të largohet nga spitali”, u shpreh Vokshi, në studion e Report Tv.

Deputetja demokrate akuzoi sërish koncesionet e qeverisë se janë para të cilat hidhen për klientelistët dhe jo për përmirësimin e shërbimit për pacientët. Ajo kërkoi që paratë e llogaritura në buxhetin e shtetit për koncesione vitin e ardhshëm, të shkojnë për rrogat e mjekëve dhe investime në spitale.

“Për shkak të politikave të qeverisë, mjekët sot ose po ikin në botë, ose si kjo që është e paimagjinueshme ku mjekët japin dorëheqje, se nuk kanë mjetet e duhura, pajisjet e duhura, nuk kanë ilaçet e duhura. Çdo qytetar që shkon edhe në QSUT, pacientët janë të detyruar t’i blejnë vetë ilaçet. E gjtihë kjo është vertetim i akuzave që ne kemi bërë në këto katër vite. Politikat e qeverisë nuk janë në interes të qytetarëve,  por oliogarkëve, sponsorëve dhe klientëve.  Janë mbi 35 mln euro në buxhetin e 2018 për të shkuar për katër koncesionet check up, sterilizim, dializë dhe laboratorët, dhe janë të dështuara, krejt klienteliste dhe të panevjoshme. Imagjinoni çfarë do ishte bërë për kushtet e mjekëve me këto para, sa do ishte rroga e mjekëve për të mos parë rrugën e azilit, por do punonin. Ne i rritëm 100%, sa janë rritur në katër vitet e fundit? Zero. Këta mjekë që sot po japin dorëheqje mund të kishin rroga më të mira, mund të kishin kushte më të mira. Politika klienteliste e Ramës po bën që mjekët të vuajnë. Spitalet dhe Qendrat Shëndetësore janë si në gjendje lufte”, tha Vokshi. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook