Ballina Aktualitet Ambasada amerikane u bën ftesë shqiptarëve: Bashkohuni me ne

Ambasada amerikane u bën ftesë shqiptarëve: Bashkohuni me ne

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë një ftesë të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë nesër në ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë.

Ky organizim bëhet në sajë tëditës ndërkombëtare të Homofobisë Transfobisë dhe Bifobisë. 

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ambasada e SHBA shpreh mbështetje ndaj komunitetit LGBTI, si dhe është kundër diskriminimit dhe homofobisë.

Statusi i plotë i ambasadës së SHBA:

🇦🇱🏳️‍🌈 | Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Aleanca LGBT dhe ProLGBT do të mbajnë ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë, nesër, 13 maj, në orën 11, përpara Pallatit të Kongreseve. Bashkohuni me ne në mbështetje të komunitetit LGBTI kundër diskriminimit dhe homofobisë.
32286652_10155574388535838_186673147133558784_n

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA mesazh për Prokurorin e Përgjithshëm: Ligji është i qartë, ne mbështesim…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook