Ballina Aktualitet Ambasada e SHBA: Heqja e mandatit dy deputetëve, provë pozitive e dekriminalizimit

Ambasada e SHBA: Heqja e mandatit dy deputetëve, provë pozitive e dekriminalizimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, mirëpret vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për heqjen e mandatit të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Dy deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica u kapën në shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Ambasada thekson se kjo është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit po jep efekte në Shqipëri.

Deklarata e Ambasadës së SHBA

“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”.

KQZ në mbledhjen e sotme shqyrtoi informacionet shtesë të sjella nga Prokuroria e Përgjithshme për dy deputetët e Kuvendit, të cilët sipas organit të akuzës kanë fshehur ndalimet në shtetin italian dhe kanë përdorur gjeneralitete të rreme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook