Ballina Aktualitet Ambasadorja e BE Vlahutin mesazh politikës shqiptare: “Po shisni Atdheun për shtëpinë”

Ambasadorja e BE Vlahutin mesazh politikës shqiptare: “Po shisni Atdheun për shtëpinë”

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin ka përcjellur një mesazh tepër të qartë për politikën shqiptare.

Në ambjentet e Ministrisë së Brendshme është prezantuar operacioni i koduar “Forca e Ligjit” ku ambasadorja theksoi: “Dikur njerëzit shisnin shtëpinë për Atdheun, tani shesin Atdheun për shtëpinë”.

Në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike shteti duhet të bëjë punën e tij për t’i luftuar në mënyrë të vazhdueshme këto fenomene.

Ja si shprehet Vlahutin:

“Dikur njerëzit shisnin shtëpinë për Atdheun, tani shesin Atdheun për shtëpinë. Nuk kanë as turp, as moral. Kjo nuk duhet të ndodhë në një vend demokratik. Ligji është i barabartë për të gjithë, ndaj nuk duhet të ketë njerëz që shfrytëzojnë ligjin. Krimi i organizuar ekziston në shumë vende dhe nuk do t’ia dijë për asgjë, për jetën e njerëzve, por në shumicën e vendeve jepet një përgjigje e fortë nga institucionet. Këtu është dallimi, aftësia e institucioneve ta luftojnë krimin, ta ndëshkojnë. Të jesh kriminel s’do të thotë të jesh njeriu më i zgjuar, por s’ke vlera morale. Vendi juaj nuk e meriton të asociohet me njerëz të tillë.

Shqiptarët janë të talentuar, të zgjuar, vendi ka shumë burime, por krimi sjell kosto tepër t madhe në shoqëri. Besoj që ky operacion do jetë hap vendimtar drejt një shteti që do luftojë krimin. Ne nuk mund të bëjmë punën tuaj për ju, por do bëjmë cdo gjë të mundemi që ju ta bëni punë sic duhet, që të ketë sukses. Ne e dimë që kjo është një betejë sfiduese dhe ju keni nevojë të tregoni rezultate të pakthyeshme. Më shumë se 1 milion euro janë investuar, por asnjë shumë parash nuk mund ta bëjë atë që mund të bëni ju me veprat tuaja”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  IDENTITETI I PLOTË/ Ky është autori i dyshuar për vrasjen e komisarit Artan Cuku. Zbulohen fotot me armë (Detajet)