Ballina Aktualitet Anija ‘arratiset’ nga porti i Durrësit pa leje, ja çfarë ngarkese kishte...

Anija ‘arratiset’ nga porti i Durrësit pa leje, ja çfarë ngarkese kishte dhe arsyet e largimit

Një anije është arratisur nga porti i Durrësit pa marrë leje te autoritetet portuale.

Anija tregtare e cila ishte me ngarkesë kripe ishte nisur nga Egjipti dhe kishte sjelle 6 mijë ton kripë për llogari të një biznesi në Durrës disa ditë më parë.

Por pasi u shkarkua sasia prej 5500 ton kripë pati mosmarrëveshje midis subjektit pritës dhe transportuesit.

Biznesmeni shqiptar pretendoi se sasia prej 500 ton kripë është dëmtuar ishte lagur me ujë dhe nuk u bë shkarkimi i mallit.

Pas konfliktit midis palëve anija doli nga kalata ku shkarkoi mallin në radën e jashtme të portit. Pas disa ditë qëndrimi dhe moszgjidhjes se konfliktit midis biznesmenit shqiptar dhe transportieres sot anija u largua nga porti.

 Dyshohet se anija me kripë mund të jetë zhdukur rreth orës 02:00–03:00 të orëve të para të mëngjesit.

Në Kapiteneri bënë me dije se është policia kufitare dhe roja bregdetare që merren me sigurinë e portit e të lëvizjes se anijeve për sa kohë sa anija gjendej në radë jashtë kalatave portuale.

“Policia kufitare duhet ta kishte mbajtur nën mbikëqyrje, nuk është përgjegjësi e kapitenerisë. Anija nuk ishte as e bllokuar por kishte konflikt biznesi”, tha Kapiteni i portit.

Nisja e anijes ka qenë e paplanifikuar dhe as e sinjalizuar.

Deri tani policia kufitare nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook