Ballina Aktualitet Anija shqiptare “Butrinti” shpëton 41 emigrantë, mes tyre fëmijë e gra shtatzëna...

Anija shqiptare “Butrinti” shpëton 41 emigrantë, mes tyre fëmijë e gra shtatzëna (Foto)

Anija shqiptare ‘Butrinti’ shpëton një gomone me 41 emigrantë në detin Egje.

Emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi për në ishullin Kios në Greqi.

Në gomone ndodheshin edhe 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë.

Anija Butrinti e Forcës Detare ia dorëzoi 41 emigrantët një anijeje të Frontex.

Anija ‘Butrinti’ patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook