Ballina Aktualitet Antarët e gjykatës kushtetuese , miliona lekë cash

Antarët e gjykatës kushtetuese , miliona lekë cash

Të vendosur në dritën e opinionit publik ndërkombëtarëve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhanë OK dhe i hapën rrugën zbatimit të ligjit të vetingut në dhjetor të vitit 2016. Por nga të dhënat tona tregojnë se vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë të mos e kalojnë testin e vetingut në lidhje me pasurinë e tyre të deklaruar.

Deklaratat e pasurisë administrohen nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Nga 97 deklarata të analizuara përmes kësaj metodologjie, 14 rezultojnë me probleme, pasi pasuria e shtuar nuk mbulohet nga të ardhurat e deklaruara. Sipas kësaj analize, vetëm dy prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e kalojnë testin e justifikimit të pasurisë për të gjitha vitet e deklaruara.

Fatos Lulo rezulton gjyqtari më i pasur i Kushtetueses, i ndjekur nga gjyqtari Vladimir Kristo të cilit i ka përfunduar mandati. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se kryetari i gjykatës, Bashkim Dedja ka shënuar rritjen më të madhe në vlerë nga viti i pari i deklarimit deri në fund të vitit 2015, i pasuar në vend të dytë nga gjyqtari Fatmir Hoxha.

Në praktikat më të mira ndërkombëtare, vlerat e larta të parave cash ngrenë pikëpyetje mbi trendin e transaksioneve apo burimin e pasurisë së funksionarëve shtetërorë. Por ndonëse ligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurive ka vendosur si limit të parave që mund të mbahen në shtëpi shumën e 1.5 milionë lekëve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e tejkalojnë shumëfish këtë vlerë.

Nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë deklaruar në ILDKP se zotërojnë në total më shumë se 54 milionë lekë cash ose 450 mijë dollarë. Të dhënat tregojnë se gjyqtari me pasurinë më të madhe, Fatos Lulo deklaron edhe vlerën më të larta të parave cash me rreth 18 milionë lekë.