Ballina Aktualitet Arben Ahmetaj, rritje rrogash për mjekët, mësuesit dhe ushtarakët

Arben Ahmetaj, rritje rrogash për mjekët, mësuesit dhe ushtarakët

Arben Ahmetaj, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka folur rreth buxhetit te 2019. 

Rritja ekonomike do të jetë 4.2% – 4.3% 

“Buxheti 2019 është buxheti më i madh me 519 mld lekë, afërsisht rreth 500 milion dollarë, i cili i paraprin rritjes ekonomike të 2019, e planifikuar në nivelin 4.2 -4.3 %, pra një rritje ekonomike 4 fish nga gropa e varfërisë, viti 2013, siç e kemi quajtur.
Ky është buxheti i rritjes ekonomike dhe buxheti i uljes së borxhit pulbik. Vitin tjetër borxhi publik ulet me 3.6 % të PBB dhe shkon në nivelin 65,5 %. U bënë disa vite radhazi që ulim borxhin publik”, u shpreh Ahmetaj

Më tej ai u shpreh se “Megjithëse ulëm borxhin publik, investimet janë 875 mln dollarë, të cilat furnizojnë sektorët kryesorë të ekonomisë, duke u fokusuar tek infrastruktura, bujqësia, arsimi, shëndetësia dhe shumë sektorë të tjerë. Ndërkohë duke mbështetur një rritje të ardhurash”.

Ministri Ahmetaj u shpreh se do të vijojë rritja e pagave për 65 mijë punonjës, si ushtarakë, mjekë dhe mësues.

Sipas tij, për do të ketë një rritje 7% për mësuesit, 5% për ushtrakët dhe 7% për mjekët.