Ballina Aktualitet Armando Sadiku fejohet me fansen e flaktë, u njohën në Facebook

Armando Sadiku fejohet me fansen e flaktë, u njohën në Facebook

Futbollisti shqiptar, Armando Sadiku është përfolur për lidhjet e shumta, por mesa duket një fanse e tij i ka rrëmbyer zemrën duke shpallur kështu fejesën me të.

 Armando Sadiku është një nga futbollistët më të lakmuar të Kombëtares Shqiptare i cili gjatë karrierës së tij është përfolur për lidhje të ndryshme, edhe me vajza të famshme, megjithatë zemrën ja ka rrëmbyer një fanse.

Megjithëse lajmi është bërë i ditur sot, Sadiku është fejuar më 30 dhjetor të vitit 2017 me një vajzë të quajtur Elona, me origjinë kosovare, profesion dentiste dhe që jeton në Gjermani.
Njohja mes tyre ka nisur nga Facebook, ku Elona si tifoze e flaktë e Sadikut i ka shkruar atij shpeshherë, derisa kanë nisur të komunikojnë.

Lajmin e fejesës e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit. Fejesa është zhvilluar mes dy familjeve, por çdo gjë është mbajtur private.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook