Ballina Aktualitet Arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, trafikonin lëndë narkotike

Arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, trafikonin lëndë narkotike

Në kufirin greko-shqiptar janë arrestuar tre shqiptarë për trafik të lëndëve narkotike. Polica ka sekuestruar 31 kg marijuanë gjatë zhvillimit të operacionit antidrogë në Kostur.

Mësohet se janë ndaluar dy makina nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, ku njëra transportonte drogë tjetra kontrollonte rrugën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 çanta me marijuanë e cila ishte e ndarë në 4 pako.

Në pranga kanë rënë tre transportuesit e lëndës narkotike, persona të moshave 24 vjeç,29 dhe 37-vjeç. Por emrat ende nuk bëhen të ditur. Gjithashtu janë sekusestruar edhe 1100 euro, 1500 lek shqiptare, 5 celularë, 5 karta SIM.