Ballina Aktualitet Arrestohen disa persona në Velipojë, sekuestrohet 1 ton drogë

Arrestohen disa persona në Velipojë, sekuestrohet 1 ton drogë

Policia e Shkodrës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Velipojë.

Droga është gjetur në fshatin Vilu të Velipojës. Sipas informacioneve paraprake flitet për një sasi rreth 1 ton kanabis.

Policia ka arrestuar disa persona dhe pritet të bëhen publik emrat e tyre.

Viluni njihet si zona ku droga transportohet jashtë kufijve. Në këtë zonë trafikantët e bëjnë transportin e lëndës narkotike me skafe.

Kanabisi u kap teksa po u ngarkonte në një skaf dhe dyshohet se destinacion kishte Italinë.

Trafikantët ishin duke e zhvendosur drogën nga një furgon të bardhë për në skaf.

Policia është ende duke peshuar sasinë e kanabisit për të nxjerrë peshën e saktë të lëndës narkotike të sekuestruar

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook