Ballina Aktualitet Arrestohet 22-vjeçari nga Divjaka, qëlloi me armë vajzën që donte (Emri)

Arrestohet 22-vjeçari nga Divjaka, qëlloi me armë vajzën që donte (Emri)

Një 22-vjeçar, banues në Divjakë është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi ka qëlluar në drejtim të një vajze 14-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa është vënë në pranga Bajram Krasniqi, 22 vjeç nga fshati Babunjë.

Bëhet e ditur se 22-vjeçari i indentifikuar si Bajram Krasniqi ka qëlluar në drejtim të vajzës që fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur pasi mësoi se vajza që donte do të fejohej nga prindërit e saj me një tjetër.

Njoftimi i policisë

Qëllon me armë zjarri në drejtim të një vajze 14 vjeçare, Policia e Divjakës kap në kohë rekord autorin e ngjarjes.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Bajram Krasniqi, 22 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë.

Në datën 10.01.2018, në fshatin Babunjë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një shtetaseje 14 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u gjetën e sekuestruan 3 gëzhoja arme zjarri automatik model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 79/a/22 dhe 278 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook