Ballina Aktualitet Arrestohet hakeri nga Fieri, vodhi 530 milionë dollarë, anëtar i një rrjeti...

Arrestohet hakeri nga Fieri, vodhi 530 milionë dollarë, anëtar i një rrjeti të sofistikuar

Policia e Shtetit ka arrestuar një 25-vjeçar nga Fieri pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga SHBA.

Bëhet fjalë për Aldo Ymeraj, hakeri shqiptar i cili ishte pjesë e organizatës kriminale “Infraud”, në fushën e krimeve kibernetike.

Mësohet se hakeri shqiptar së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit shisnin të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.

Grupi i quajtur “Infraud” ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34-vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA, në fushën e krimeve kibernetike. Kapja dhe arrestimi në kuadër të operacionit ndërkombëtar të iniciuar nga SHBA, në bashkëpunim me disa shtete, ndërmjet tyre edhe Shqipëria.

Kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale në fushën e krimeve kibernetike “Infraud” Gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në

Policinë e Shtetit në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme u kap dhe u arrestua shtetasi: Aldo Ymeraj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier.

 Ndaj shtetasit Aldo Ymeraj , ka një urdhër arresti nga SHBA, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.

Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i PS: Shqipëria po humb peshën politiko-ekonomike në rajon, ndërsa Serbia qendra kryesore e investimeve në Ballkan

Grupi i quajtur Infraud, ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook